Kishte falsifikuar vulën e sigurisë për të shitur mishin, bllokohet subjekti në Elbasan

Kishte falsifikuar vulën e sigurisë për të shitur mishin, bllokohet subjekti në Elbasan

Mishi me vulë të falsifikuar i bllokuar nga AKU

Një dyqan që shiste mish është bllokuar në Elbasan. AKU ka konstatuar 71 kilogramë mish i cili ishte nxjerrë në shitje nga kafshë të paregjistruara. Për të shpëtuar nga kontrollet, ky subjekt kishte falsifikuar edhe vulën e sigurisë. Subjekti është gjobitur me 200 mijë lekë lekë të reja.

Mishi me vulë të falsifikuar i bllokuar nga AKU

Njoftimi i plotë:

Bllokohet një subjekt i cili tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin “Florian Roci” me aktivitet specifik “Tregtim mishi” konstatoi 71 kg mish i cili kishte prejardhje nga kafshë të paregjistruara dhe të paidentifikuara, si dhe pa i’u nënshtruar asnjë kontrolli të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes. Për të tejkaluar kontrollet e mundshme të AKU-së, ky subjekt kishte falsifikuar vulën veterinare.

Nga verifikimet e kryera u konfirmua pa ekuivok falsifikimi i vulës në karkasën e misht, konturet e të cilës nuk kishin asnjë element të vlefshëm dallues. Për sa më sipër ndaj subjektit me nipt L53402215L u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, bllokim i menjëhershëm i aktivitetit si dhe konfiskim i 71 kg mish deri në asgjësim.

Gjithashtu u denoncua në organet ligj zbatuese për veprën penale të falsifikimit si dhe tregtimit të produkteve ushqimore të rrezikshme.

Ky subjekt është konstatuar edhe më parë me shkelje të ngjashme dhe për rrjedhojë është dënuar administrativisht si dhe referuar në organin e ndjekjes penale.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren