Shiste produkte ushqimore të skaduara afër një shkolle në Tiranë! Vihet nën hetim 60-vjeçarja

Shiste produkte ushqimore të skaduara afër një shkolle në Tiranë! Vihet nën hetim 60-vjeçarja

Foto ilustruese

Një 60-vjeçare nga Tirana është vënë nën hetim nga policia, pasi shiste produkte ushqimore të skaduara afër një shkolle në rrugën "Tre Dëshmorët", në kryeqytet.

Pronarja e një dyqani pranë një shkolle në rrugën "Tre Dëshmorët", arrestua nga policia pasi nga hetimet rezultoi se tregtonte produkte të skaduara.

Arrestimi i F. Ç., 60 vjeçe u krye në zbatim të planit të masave të hartuar në funksion të Paketës së Sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025