Të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm, naftës për automjete, vajrave lubrifikues, dhe lëndëve djegëse, në Tiranë duhet të pajisen detyrimisht me licencën specifike për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Bashkia Tiranë ka njoftuar të gjitha subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari të pajisen me licencën përkatëse, në të kundërt do merren masa të nevojshme për bllokimin e të gjitha subjekteve që do merren me këtë veprimtari pa dokumentacionin e kërkuar.

Dhënia e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, për tregtimin me pakicë si për automjetet, ashtu edhe për përdorime të tjera nga konsumatorët lëshohen nga njësitë vendore kur ato janë brenda territorit të tyre.

Vendimi i jep kompetencë njësive vendore që të ushtrojnë kontroll për të dhënat dhe treguesit e paraqitur në dokumentacionin e personit juridik kërkues.

Pas vërtetimit se të dhënat dhe treguesit e paraqitur në dokumentacion plotësojnë kushtet e kërkuara, vetëm atëherë Bashkia do të japë licencën për ushtrimin e veprimtarisë.

Në ato rastet kur nuk do të plotësohen kushtet që kërkon ligji, atëherë do të bëhet bllokimi i përkohshëm i veprimtarisë së tregtimit me pakicë të karburanteve apo të gazit të lëngshëm deri në plotësimin e kërkesave.
 
Dokumentet që nevojiten për t’u pajisur me licencë

Për marrjen e licencave për funksionimin e stacioneve të shitjes së karburanteve,  gazit të lëngshëm të naftës për automjete e vajrave lubrifikante, personi juridik duhet të paraqesë, pranë organit që ka të drejtën e dhënies së licencës,
 
këto dokumente:
 
a) Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, ku në objekt të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto;
 
b) Projektin teknologjik të depove dhe të linjave, të miratuar nga organet përkatëse, sipas
 
legjislacionit në fuqi të mjedisit dhe të mbrojtjes nga zjarri. Projekti teknologjik për depot dhe linjat që përdoren për depozitimin dhe shitjen e gazit të lëngshëm të naftës duhet të jetë i miratuar edhe nga organet përkatëse të kontrollit të pajisjeve nën presion;
 
c) Certifikatën e përdorimit të objektit, të lëshuar nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin e territorit;
 
ç) Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga
 
Inspektorati Shtetëror Përgjegjës;
 
d) Certifikatën e kalibrimit të rezervuarëve, të vendosur në stacion, dhe të matjes së aparateve të
 
shitjes së karburanteve dhe gazit të lëngshëm të naftës, nga DPM-ja ose organet e autorizuara për
 
këtë qëllim;
 
dh) Lejen e mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin;
 
e) Autorizimin hyrje-dalje në rrugë, të lëshuar nga enti pronar i rrugës;
 
ë) Regjistrimin e markës tregtare pranë
 
Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave;
 
f) Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve vendore;
 
g) Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve tatimore, përfshirë sigurimet shoqërore.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com