Shitblerja e pasurive të
paluajtshme tani do kryhet online

Shitblerja e pasurive të<br />paluajtshme tani do kryhet online
Shitblerja dhe transaksioni i pasurive të palujtshme do të kryhet online nga 120 noterë në Tiranë. Zyra e noterëve përuruar sot paradite shërbimin më të ri për qytetarët One Stop Shop, që pritet të shmangë radhët e gjata mbi një ore nëpër hipoteka. Përurimi i këtij shërbimi u bë nga ministri i drejtësisë Eduard Halimi i cili theksoi se janë qytetarët ata që përfitojnë pasi shmangen veprimet burokratike nëpër zyrat e noterëve.

Halimi tha se “sistemi One Stop Shop është shumë i domosdoshëm për qytetaret, pasi shmang rradhët e gjata nëpër hipoteka"

Sipas Ministrit Halimi sistemi One Stop Shop do të ketë besimin e qytetarëve, pasi me parë ata paguanin 1 mijë lekë të reja, sot do të paguajnë vetëm 600 lekë të reja.

Problemi i hipotekimit të banesave sipas qytetarëve vazhdon të mbetet ende i pazgjidhur, por nga ana tjetër bashkia pretendon se i ka dhënë zgjidhje këtij problemi duke deklaruar se mbi 1800 apartamente në Tiranë janë në prag të marrjes së hipotekës.Sipas Bashkisë me rëndësi është që të gjithë subjekteve të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për këtë proces, dhe dorezimi i dokumentacionit do te bente të mundur hipotekimin e 920 apartamenteve të banimit në Tiranë.
(sg/kz/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari