TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dy persona për shit-blerje votash në zgjedhjet parlamentare të 2021. Bëhet fjalë për Kristo Çollakun dhe Gjergji Butkën, të cilët nga përgjimet e celularëve janë zbuluar teksa flasin për blerje votash. Çollaku bleu vota për llogari të deputetit demokrat, Bledion Nallbati, i cili është zgjedhur deputet në qarkun e Korçës dhe mbante numrin 4 në listën e votimit.
Kur Gjergji Butka është marrë në pyetje në Prokurorinë e Elbasanit për këtë çështje, ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Por, nga një verifikim të kryer pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prokuroria e Elbasanit ka zbuluar se Gjergji Butka, ka votuar në 25 prill, pranë qendrës së votimit me nr.3636 në shkollën "Sevasti Qiriazi" në Korçë.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Kristo Çollaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal dhe të pandehurit Gjergji Butka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i K. Penal
Ky procedim penal është regjistruar më datë 10.07.2023, pas shpalljes së moskompetencës lëndore dhe dërgimit të akteve nga ana e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmë, Elbasan.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar që i pandehuri Kristo Çollaku, i ka ofruar të pandehurit Gjergji Butka një shumë monetare e cila është pranuar nga ky i fundit me qëllim për të votuar një kandidat për deputet në Qarkun e Korçës në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021”, njofton SPAK.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.5%
-
Pak
12.5%
-
Aspak
75%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, në GJKKO! SPAK kërkon 1 vit burg
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52