TIRANE - Nuk kanë të sosur problemet për biznesmenin e naftës Rezart Taçi. Teksa, ka hequr dorë përfundimisht nga pasuria më e madhe e tij ARMO, dhe një kallëzim penal është depozituar në prokurori ndaj tij dhe anëtarëve të familjes, për 6 akuza që bëjnë fjalë për evazion fiskal, një tjetër problem ka dalë për biznesmenin Taçi.
Mësohet se rreth 8 prona që janë të rregjistruara në emër të Rezart Taçit dhe babait të tij Mustafa Taçi, pritet që shumë shpejt të dalin në ankand për shitje. Tashmë për 8 pasuritë nga zyra përmbarimore që ka kryer dhe sekuestrimin është shpallur publikisht ankandi, ndërkohë në ditët në vijim do të zhvillohet procesi për vlerësimin e ofertave të shitjes së 12 pronave të Rezart Taçit dhe Mustafa Taçit.
Në 8 pasuri që kanë dalë në ankand , 5 prej tyre ndodhen në fshatin Rinia, të cilat janë tokë arrë. Vendimi për sekuestrimin e pasurive ka ardhur menjëherë pasi banka Instesa Sanpaulo ka nxjerë titullin ekzekutiv, ku në vendimin e gjykatës së Tiranës flitet për një kredi të marrë nga ana e manjatit të naftës me një vlerë prej 4.4 milion euro, kredi e cila nuk është shlyer.
Pronat tek Rinia
Në vendimin e përmbarimit për publikimin e ankandit të shitjes së pronave, rezulton se Rezart Taçi, është pronar i pesë sipërfaqeve tokësore, që ndodhen në fshatin Rinia. Në total të pesta këto sipërfaqe shkojnë në 50 mijë e 170 metra katror. E gjithë kjo pasuri ndodhet në pesë çertifikata pronësie. Në vendim e sekuestrimit thuhet se urdhërohet zyra e hipotekës që të bëjë shënimet përkatëse mbi pasuritë dhe të paisë kreditorët me kopje të dokumentit të pronësisë.
Një vendim i tillë është marrë në muajin shtator 2013 dhe se tashmë të gjitha këto pasuri janë të sekuestruara. Ndërkohë që pas këtij procesi të pesta sipërfaqet tokësore janë nxjerë në ankand për shitje nga përmbarimi.
Apartamentet
Veç pasurive në fshatin “Rinia”, përmbarimi ka nxjerë në shitje dhe prona të tjera, ku bëhet fjalë për një kompleks biznesi, ku janë karburanti, Bar-Restorant, Hotel, Servis dhe një sipërfaqe toke prej 7500 metra katror. Në shitje janë nxjerë dhe dy apartramente me mbi 100 metra katrorë, të cilët ndodhen në Tiranë, në rrugën “Qemal Stafa”. Të gjitha këto prona tashmë janë sekuestruar dhe se pronësia mbi to i ka kaluar bankës “Intesa Sanpaolo”.
Ky nuk është rasti i parë që Rezart Taçit i sekuetsrojnë pasurinë dhe më pas ia nxjerin në shitje. Pak kohë më parë gjykata e Tiranës, vendosi të nxjerë një urdhër ekzekutimi për bllokimin e pasurisë së Taçit, pasi nuk ka shlyer një kredi prej 7.5 milion dollarë.
Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dosja "Rezart Taçi"