Shiten të gjitha biletat në debutim, Messi-mania deri në 6 mijë dollarë

Shiten të gjitha biletat në debutim, Messi-mania deri në 6 mijë dollarë

Lionel Messi

SHBA - Për afro një muaj Lionel Messi do të bëjë debutimin e tij për Inter Miami. Lojtari argjentinas do të bëjë paraqitjen e parë më 21 korrik kundër skuadrës meksikane Cruz Azul. Do të jetë një ndeshje në Kupën e Ligave, një kompeticion i ri që vë përballë njëra-tjetrën skuadrat e MLS dhe Liga MX.

Ngazëllimi për ardhjen e ish-lojtarit të PSG-së dhe Barcelonës është përhapur që prej lajmit për nënshkrimin e tij me skuadrën e MLS-së. Për këtë arsye biletat për këtë ndeshje tashmë janë shitur të gjitha dhe mediet në SHBA tregojnë se çmimet e rishitjes po kalojnë limitet. Në tregun e zi, biletat variojnë nga 1319 deri në 6000 dollarë.

Në mungesë të ndonjë njoftimi zyrtar dhe detajeve përfundimtare të kontratës, Inter Miami synon që lojtari i lindur në Rosario të bëjë debutimin e tij në datën e lartpërmendur. Këtë e ka konfirmuar Jorge Mas , aksioneri kryesor i klubit amerikan.

“Unë mendoj se do të ketë gjithmonë një para dhe pas Messit kur flasim për sportin në Shtetet e Bashkuara. Kam besim shumë të fortë se ne mund të krijojmë në Amerikën e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, nëse jo ligën më të mirë, një nga dy ligat më të mira në botë me Messin”, deklaroi Mas.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë