Shitësi i heroinës në listën e PD! Rezeart Tusha, kandidat në Durrës, është arrestuar në Zvicër

Shitësi i heroinës në listën e PD! Rezeart Tusha, kandidat në Durrës, është arrestuar në Zvicër

Rezart Tusha

Ligji i dekriminalizimit ndalon personat e dënuar që të kandidojnë. Ky ligj u iniciua dhe nga partia demokratike dhe është padyshim një nga sukseset e saj politike. Por sërish në listat e kandidatëve shfaqen persona që kanë precedentë penale në të kaluarën e tyre. Ky që po shikoni është një dokument i lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri dhe i njofton për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenjshten për shtetasin shqiptar të Rezeart Tusha.

Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit te vitit 1997 dhe nëse shkelej ka dënim me burg për një vit. Rezeart Tusha është prej disa kohës kryetar i PD në Shijak dhe pak ditë më parë Partia demokratike e regjistroi atë si kandidat për deputet në listën e qarkut të Durrësit. Kjo është lista e PD sipas të cilës Rezeart Tusha i datëlindjes 1 maj 1972 kandidon i 8 për partinë demokratike. Dosja e tij do të verifikohet së bashku me të gjithë kandidat e tjerë të paraqitur në KQZ, por ndërkohë Top Channel zbulon këtë dokument që tregon se kandidati demokrat është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Në dokumentin e zyrës federale për migracionin thuhet se gjatë marrjes në pyetje Rezeart Tusha ka pranuar se trafikonte narkotikë për të siguruar të ardhura dhe se ka kaluar edhe më parë qese me heroinë.

Letra e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar Ambasadës zvicerane në Shqipëri ku i kërkon mosdhënien e lejes së udhëtimit për shtetasin Rezeart Tusha, pasi ishte arrestuar me një sasi heroine në Gjenevë.

Për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh. Ndërkohë kandidati në listën e PD, ashtu si të gjithë kandidatët e tjerë në Durrës, nuk kanë paraqitur ende pranë komisionit qendror të zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Letra e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar Ambasadës zvicerane në Shqipëri ku i kërkon mosdhënien e lejes së udhëtimit për shtetasin Rezeart Tusha, pasi ishte arrestuar me një sasi heroine në Gjenevë.

Për këtë arsye komisioni qendror i zgjedhjeve ia ka vendosur PD afat për 5 ditë për të plotësuar dokumentacionin si dhe dokumentet e dekriminalizimit edhe për kandidatin nga Shijaku, që rezulton i arrestuar në Zvicër për trafik heroine./Top Channel

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'