Themeluesi i gazetës “Mapo”, Henri Çili, ka njoftuar shitjen e kësaj gazete dhe të gjitha botimeve që mbajnë logon MAPO. “Nga sot gazeta MAPO dhe botimet e tjera MAPO shkojnë drejt një projekti të ri menaxherial, drejt një forme të re të organizimit juridik dhe sigurisht drejt një pronësie të re” shkruan Cili përmes një editoriali botuar sot.
Shqiptarja.com ka mësuar se blerësi i gazetës MAPO në print, online dhe të gjitha botimeve të tjera MAPO pritet të bëhet, kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, pronar i kompanisë së reklamave Univers. Nuredini është i zgjedhur nën siglën e PDIU. Vitin e shkuar atij iu bllokua pasaporta për efekt të hetimeve të nisura për tjetërsimit të pronave në zonën e Spillesë në kuadër të aksionit policor të koduar ““Ranishjta 2“.
Një burim pranë negociatave të kësaj shitje i tha Shqiptarja.com se interesimi i Beqir Nuredinit për të blerë botimet MAPO ka lindur disa muaj më parë. Për këtë ai pajtoi një kompani auditi ndërkombëtare, e cila bëri një vlerësim paraprak të situatës financiare gazetës dhe botimeve të tjera MAPO. Vetë Beqir Nuredini i kontaktuar, nga Shqiptarja.com nuk i mohoi tratativat për të blerë gazetën MAPO por tha se transaksioni final i blerjes nuk ka përfunduar ende.
Të dhënat e para për blerjen e MAPO sugjerojnë se shuma që Nuredini është i gatshëm të paguajë është mbi 400.000 euro. Është e paqartë përse Beqir Nuredini, ka zgjedhur të investojë, në median e shkruar në një kohë kur shitjet e gazetave në Shqipëri sikurse edhe në shumë vende të Europës, përballë zhvillimeve të mediave dixhitale vitet e fudit ka pësuar një rënie drastike.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
Nga i gjeti ky mbi 400 000 mije euro,apo dhe ketij ja la mami...
PërgjigjuE ka blere Shpetim Idrizi dhe nxjerr kete Hajdutin e Rrogozhines, sikur e blen Ai. Shuma finale 500.000 EURO dhe Kjo Gazete (MAPO) e sajuar nga nje prej monstra Mediatike, Henri [Naim] Çili, katundari me "Doktorature" (O ZOT, KU PERFUNDOI DOKTORATURA SHQIPTARE EDHE NE DORE TE KATUNDAREVE E MALOKEVE...), nje filo-Berishist (Fashist gjoja Liberal). Gazeta MAPO eshte blere per te goditur ekstremisht e totalisht Edi Ramen dhe Mazhorancen PS, pasi Shpetim Idrizi nuk doli Deputet ngaqe edhe kur u rinumruan Votat ne nje prej Zonave filo-Çame te Tiranes, rezultoi humbes dhe vjedhes Votash ne disa kuti.