Dje është shitur çanta e dytë më e shtrenjtë në histori. Himalayan Nilo Crocodile Birkin është punuar me lëkurë në ngjyrë të zbehtë krokodili dhe 245 diamantë 18 karat.

Ajo i është shitur një personi anonim në ankandin e trashëgimisë në Beverly Hills të Los Angelos me çmim 185.000$.

çanta i përket brandit Hermes dhe bëhet fjalë për një lëkurë të ngjashme me “Albino”. Kathleen Guzman, i cili është Drejtor i Menaxhimit të Ankandit ka thënë se Hermes i rrit vetë krokodilat në fermën e tij.

hermes

Për këto çanta fillimisht është frymëzuar Birkin Hermes e cila u takua rastësisht në një udhëtim në avion me shefin ekzekutiv Jean Louis Dumas në vitin 1981.

Hermes është e vetmja që shet çanta me pakicë dhe femrat e shoëbizit të huaj që kanë më shumë nga ky brand janë Kim Kardashian dhe Victoria Beckham.


Çanta më e shtrenjtë nga Hermes është shitur në vitin 2011 me çmim 203,150$.

krokodil

Redaksia Online                                 
(g.m/shqiptarja.com)