Një 32-vjeçar me detyrë punonjës në repartin ushtarak në Shijak është arrestuar nga Policia Ushtarake, pasi ka shitur 1 ton gazhoja predhash.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë skrapi në Maminas, Policia Ushtarake gjeti dhe bllokoi 1 ton gëzhoja predhash, me vlerë 2 milion lekë të vjetra.

Në pranga u vu ushtaraku me iniciale G.L nga Paskuqani dhe një 30 vjeçar, punonjës i pikës së skrapit. tek i cili ishin shitur gëzhojat. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".