Shitja e Portit të Durrësit
qindra punonjës në rrugë

DURRES - Vendimet e fundit për privatizimet në Portin Detar të Durrësit kanë nxjerrë në rrugë me dhjetëra punëtorë, ndërkohë që të tjerë do të lenë punët e tyre gjatë ditëve në vazhdim. Disa javë pas zgjedhjeve të qershorit iu komunikua largimi nga puna punëtorëve të terminalit të konteinerëve, i cili ju dha me koncension turqve të Kurumit.

Ndërsa së fundi, me privatizimin e terminalit të trageteve, rrezikojnë të humbasin vendet e tyre të punës me dhjetëra punëtorë të tjerë. Për punëtorët e portit, këto privatizime janë bërë në mënyrë tinzare dhe duhet që me çdo kusht të prapësohen nga ana e qeverisë së re. Porti është aseti më i rëndësishëm ekonomik për qytetin e Durrësit, i cili i është lënë në dorë një grupi biznesmenësh me anë të privatizimeve.

Disa ditë më parë, Kurum komunikoi ndëprerjen e marrëdhënieve të punës për 30 punonjës të terminalit të konteinerëve, të cilin ata e kanë marrë me koncension për një periudhë 30-vjeçare. Nga 90 punonjës që ishin të punësuar në këtë sektor, kanë mbetur 60, sqarojnë punonjësit e shkarkuar nga puna. Për më tepër, atyre u janë dhënë vetëm nga 5 muaj rrogë pas shkarkimit, në një kohë kur ligji parashikon një vit rrogë dhe një vit tjetër përfitimin e asistencës sociale. Punonjësit rrëfejnë se drejtuesit e Portit u dhanë garanci se nuk do të largoheshin nga puna, por pas zgjedhjeve ata e panë vehten në rrugë.

Arben Kosovari, baba i 3 fëmijëve, një nga ata që humbën vendin e punës, tregon se ”ende pa e marrë vehten nga humbja e vendit të punës dhe kur po mendonim sistemimin në ndonjë sektor tjetër brenda Portit Detar, morëm vesh se krejt papritur ishte privatizuar edhe terminali i trageteve. Kjo është një tjetër goditje për punëtorët. Porti mban me bukë me mijëra familje në Durrës”. Punëtorët e portit kërkojnë që privatizimet të rishikohen dhe të anulohet hedhja në rrugë e qindëra punonjësve. A.K

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri

Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri