Elbasan u organizua Marshimi i Paqes, i cili këtë vit u zhvillua me moton “Mjedisi dhe Ruajtja e Planetit”.

Për një qytet që prej vitesh përballet me problematika të ndotjes mjedisore, tema u konsiderua mjaft aktuale dhe domethënëse.

Marshimi nisi nga stadiumi “Elbasan Arena” dhe përfundoi në qendër të qytetit, duke mbledhur së bashku përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare.

Teksa Myftiu i Elbasanit, Agim Duka mbante fjalën e tij, prifti ortodoks, At Stavri Cipi u afrua duke i mbajtur çadrën, një gjest mjaft domethënës, që dëshmon dhe njëherë harmoninë fetare...

Në mesazhet e tyre, klerikët theksuan se paqja e vërtetë nuk ndërtohet vetëm me fjalë, por me veprime konkrete për mbrojtjen e jetës, mjedisit dhe shëndetit.

Marshimi i Paqes në Elbasan është tashmë një traditë e përvitshme qe organizohet nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar, me synim sensibilizimin e shoqërinë dhe institucioneve mbi çështje me rëndësi kombëtare.

R.Xh/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/01/2026 03:02

    Foto shume e bukur! Nese ka nje konkurs kombetar per fotot me te bukura te vitit,kjo do te ishte kandidate,ose dergojani /National Geographic/ per konkursin fotografik qe bejne cdo vit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Shkurt, 21:54

    Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?