Shiu i dendur në Fier/ Makina del nga rruga, 3 anëtarë të familjes përfundojnë në kanal

Shiu i dendur në Fier/ Makina del nga rruga, 3 anëtarë të familjes përfundojnë në kanal

FIER- Tre persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Toyota” kanë përfunduar jashtë rruge në aksin Levan – Fier mbrëmjen e kësaj të shtune. Mësohet se makina me targa greke YKT 5006, për shkak edhe të reshjeve të shiut ka dalë jashtë rruge, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Bëhet me dije se familja me tre anëtarë ishte kthyer nga Greqi dhe në makinë udhëtonte burri, gruaja dhe vajza e tyre.   Mjeti pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar në kanalin anësor. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe autoambulanca.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërsa të tre anëtarët e familjes së përfshirë në aksident kanë përjetuar frikë të madhe. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve .

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • putin: 09/11/2019 23:03

    KENI BERE RRUGE SHUME TE BUKURA PRANDAJ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden nënshkruan ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Presidenti Biden nënshkruan ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin