Artistja e njohur me origjinë serbe, Marina Abramoviç artistja japoneze Yoko Ono, të dyja të njohura për dashuritë e tyre të mëdha: Abramoviç-Ulay dhe Ono-John Lenon ishin të pranishme me punimet e tyre në ekspozitën ndërkombëtare “SiO2 –Arsyeja e Brishtësisë”, në kuadër të “Onufri XXI”.
“Balance proof”, është njëra prej performancave që ka shkaktuar debat, e performuar nga çifti Marina Abramoviç dhe Ulay në vitin 1977, në Muzeun e Arteve dhe Historisë në Gjenevë, ku ata të dy mbajnë një pasqyrë me trupat e zhveshur. Ndërsa artistja 82-vjeçarja Yoko Ono vjen me katër vepra “A key to open a forest”, “A key to open a faded memory”, “Position piece: a hole” dhe “Season of glass”, nga albumi që nxori pas vdekjes së John Lenon…
Artistë të tjerë botërorë që i bashkëngjiten ekspozitës me punimet e tyre janë Chris Burden, Tony Cragg, Jan Fabre, Joseph Kosuth, Boris Nieslony, Jaume Plensa, Douglas Quin, Laërence Ëeiner, Armando Lulaj, Leonardo Cimolin, Dana Dal Bo, Seamus Farrell, Andrea Morucchio dhe Nelda Ramos. Gjithsej janë 23 artistë nga e gjithë bota, lista e të cilëve vijon me artistët e rinj shqiptarë si Eros Dibra, Oltsen Gripshi, Shqipe Jonuzi, Sead Kazanxhiu, Ermela Teli
Klodian Deda, Ermal Baboçi dhe Linda Doçi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 3 janar të 2016-s.

Fragment nga videoja “Balance proof” e Marina Abramoviç në Onufri XXI

Vepra Yoko Ono në Onufri XXI, që presupozon Plumbin që ka vrarë John Lenon
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com