TIRANE - Në një intervistë telefonike për Tv A1 Report, Shkëlqim Selami kandidat për deputet i LSI-së në qarkun e Vlorës thotë se shpërthimi me eksploziv në orët e para të mëngjesit në pallatin ku ai banon nuk ka lidhje me të.
“Shpërthimi nuk ka lidhje me mua, ndodhi tre kate më lart. E dëgjuam në 03:00 të natës dhe menduam se shpërtheu transformatori. Dolëm bashkë me fqinjët për të verifikuar dhe kuptuam se kishte ndodhur shpërthimi.
Tritoli ishte për Ardian Kollozin, s’kishte lidhje me mua”- thotë Selami për Tv A1 Report. Ai sqaron se më pas ishte njoftuar shefi i policisë të cilët më pas u morën me ngjarjen.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com