Djali i ish-kryeministrit shkruan se hedhja e baltës mbi Saliun dhe Shkëlzenin nuk është “drejtimi i duhur” dhe se votat fitohen duke mbajtur premtimet dhe duke ndarë pushtetin politik me ata që mbështetën PS-në që atëherë kur Veliaj bashkëpunonte me PD-në.
Në përfundim Shkëlzeni deklaron se do ta çojë Veliajn në gjyq për shpifje.
Statusi i plotë i Shkëlzen Berishës
Nje kandar per Fikun e Rames
I vetedijshem per humbjen qe afron dhe elektoratin qe po e braktis Fiku i vyshkur i Rames kerkon te largoje me cdo kusht, vemendjen nga kundershtari i tij, mjeku i njohur dhe kreytari i ardhshem i Bashkise Dr. Halim Kosova - Faqja Zyrtare duke shpresuar se do te terheqe ne gare njerez qe nuk jane fare kandidate.
Ne kushtet kur i vetmi profesion qe ka, eshte literalisht ai i zogut te kryetarit, kompleksi perballe nje profesionisti e menaxheri te arrire si Halim Kosova qe ka nje jete ne sherbim te komunitetit, eshte mese i kuptueshem.
Por garen e ka me te dhe jo me mua.
Nese do t'u fitoje zemrat socialisteve qe i kane kthyer krahet dhe e shohin si mish te huaj, hedhja e baltes mbi Saliun dhe Shkelzenin nuk eshte "drejtimi i duhur". Tashme nuk eshte me ne opozite, por ne pushtet dhe sic e kane thene dhe vete, balta nuk eshte as pune, as buke, as sherbim, as rruge, as zhvillim, as pension (normal, jo ai i mamase) e madje as drejtesi. Votat fitohen duke mbajur premtimet. Fitohen duke larguar fiqte dhe parazitet e Mjaft-it nga postet e pamerituara dhe duke ndare pushtetin POLITIK, me ata socialiste qe kane mbeshtetur PS-ne, qe atehere kur Fiku i Rames bashkepunonte me PD-ne per rrezimin e tyre nga pushteti.
Sot pushteti i Fikut te Rames nuk mbeshtet as te aftit e as socialistet e 8 viteve opozite. Ai eshte torta ku jane ulur vetem, hajdutet e LSI, ish mjaftistet, burrat e grave dhe grate e burrave te kryetarit dhe te gjithe ata qe kane pasur leke per te blere postet drejtuese, qe me pas t'i perdorin ato per te vjedhur.
Per sa me lart nuk e shoh te udhes t'u pergjigjem shpifjeve ketu, ( as e kam te nevojshme, sepse sa here qe flet aq me shume njerez largon), por njelloj sic vepron kryetari i tij, do i jap mundesine civile dhe ligjore, qe genjeshtrat dhe balten e hedhur t'i provoje ne gjykate. Jam i sigurte qe parate e grumbulluara nga shitja e prekja e fiqve, do t'i mjaftojne per te perballuar shpenzimet e gjyqit dhe vendimet e tij.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)