Shkëlzen Berisha: Tahiri i vetmi
ministër në Evropë që shkel ligjin

Shkëlzen Berisha: Tahiri i vetmi<br />ministër në Evropë që shkel ligjin
TIRANË - Në debatin e sotëm në parlament ishte i përfshirë edhe djali i ish Kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

Ai i është përgjigjur Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i cili e akuzoi atë përsëri për Gërdecin dhe për mos shkuarjen në prokurori. Shkëlzen Berisha në statusin e tij thotë se nuk është ai që duhet të shkojë në prokurori dhe të përgjigjet për shpifjet e ministrit.

Ai ka akuzuar Ministrin Tahiri se takon fshehurazi të akuzuar për vrasje dhe se “harron” që “rrëfimet” e tyre ti denoncojë në prokurori.

Ai e ka akuzuar ministrin për shpifje dhe si i vetmi ministër në Europë, i cili shkel ligjin duke refuzuar te zbatoje vendimin e gjykatës per te paguar dëmshpërblimin.
 
Statusi i Shkëlzen Berishës
“Nje replike per shegertin e Durim Bamit.
Sot ne parlament Sajmir Tahiri pyeti perse nuk i jam drejtuar prokurorise per shpifjet e tij ?? Pra sipas ministrit te brendshem ne vend te tij, duhet te shkoj une ne prokurori dhe te sqaroj prokurorine per shpifjet e vete ministrit.
Sado absurde e qesharake te duket nje ftese e tille, ajo vjen ne harmoni te plote me mentalitetin e nje ministri qe takon skutave e zyrave te akuzuar per vrasje, e me pas "harron" qe "rrefimet" e tyre per te vrare deputete, ti denoncoje ne prokurori, njelloj sic "harronte" me muaj neper sirtaret e policise, letrat e interpolit qe shpallnin ne kerkim nderkombetar, kolegun e tij, Frrokun e vogel.
Pavaresisht kesaj ne respekt te opinionit kam bere qe prej 3 vjetesh pikerisht ate qe kerkon shegerti i Bamit. I jam drejtuar gjykates qe t'i jap atij mundesine, dje si deputet, e sot si minister i brendshem te vertetoje shpifjet e veta, por ka deshtuar si dje ne opozite ashtu dhe ne pushtet.
Prandaj sot eshte jovetem i denuar per SHPIFJE me vendim gjykate te formes se prere, por dhe i vetmi minister ne Europe qe shkel ligjin, duke refuzuar te zbatoje vendimin e saj per te paguar demshperblimin
”, - shkruan Shkëlzen Berisha.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'