Shkëlzen Gashi drejt Turqisë, Zyrihu
përjashton mbrojtësin Berat Gjimshiti

Shkëlzen Gashi drejt Turqisë, Zyrihu<br />përjashton mbrojtësin Berat Gjimshiti
Pas disa skuadrave te Serisë A si Fiorentina, Atalanta e Verona por edhe Young Boys e Sion në Zvicër për të marrë shërbimet e Shkëlzen Gashit ka hyrë në garë edhe ekipi turk i Trabzonsporit.

Sipas mediave turke dhe atyre zvicerane, sulmuesi shqiptar mund të vazhdojë karrierën në kampionatin turk, ndërsa Trabzonspori është gati që të paguajë 4-5 milionë Euro për të bindur ekipin e Baselit për të lënë të lirë kosovarin.

Në kampionatin turk, Gashi do të gjente edhe Mehën me Cikalleshin që e kanë nisur edicionin e parë në mënyrën më të mirë me gola dhe asiste. Një tjetër lajm nga lojtarët e kombëtares vjen nga Zvicra, por këtë herë si thikë me dy presa, pasi Zyrihu ka larguar nga ekipi i parë katër lojtarë, mes të cilëve edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Lojtarët që janë lënë të mirë së bashku me kosovarin konsiderohen si të panevojshëm për ekipin. Berat Gjimshiti e ka nisur karrierën me skuadrën e dytë të Zyrihut në vitin 2009 pasi kaloi të gjitha etapat në ekipet e grupmoshave.

Në vitin 2011 ai u bë pjesë e skuadrës së parë me të cilën numëron 103 ndeshje dhe 4 gola të shënuar. Berat Gjimshiti është në negociata me disa ekipe për të vijuar karrierën dhe shumë shpejt në ditët në vijim mund të zyrtarizohet ekipi i ri, por largimi në mënyrë të tillë e dëmton paksa imazhin e lojtarit.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë