Shkëmbim zjarri në
kufirin shqiptaro-grek

Shkëmbim zjarri në<br />kufirin shqiptaro-grek
SARANDE- Shkëmbim zjarri mes trafikantëve të drogës dhe policisë greke në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në vendin e quajtur peshkimi i grekut. Sipas burimeve të policisë mësohet se tre personat të cilët dyshohen se janë shqiptarë dhe posedonin një sasi droge prej 338 kilogramë kanabis, raporton ora new.

Sipas policisë greke, një patrullë policore e rojes kufitare greke tentoi të kontrollonte 9 thasë të fshehur në plazhin Loridha në zonën kufitare që ndan të dy vendet.

Pikërisht ky veprim i policisë ka sjell edhe shkëmbime me armë zjarri mes poseduesve të drogës dhe forcave të policisë të cilët iu kundërpërgjigjen.

Pas këtij shkëmbimi me armë zjarri fatmirësisht nuk ka pasur viktima, ndërsa tre shqiptarët dyshohet se janë larguar në brendësi të tokës shqiptare.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia ka gjetuar dhjetëra gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete, ndërsa do të informohet për këtë ngjarje edhe autoritete e policisë shqiptare për të bërë të mundur identifikimin e trafikantëve dhe arrestimin e tyre.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit