Shkarkimet,bashkia e Tiranës
Eshtë zvogëluar fondi i pagave

Shkarkimet,bashkia e Tiranës<br />Eshtë zvogëluar fondi i pagave
TIRANË – Këshilli Bashkiak i kryeqytetit vendosi shkurtimin e vendeve të punës në strukturën e kësaj bashkie për shkak të reduktimit të fondit të pagave. Ky argument është pohuar nga nënkryetarja Jorida Tabaku, në ditën e dytë të protestës së 70 punonjësve të ndërmarrjes së funeraleve, të cilët u larguan nga puna një ditë më parë. Në reagimin e saj, Tabaku tha se synohet ulja e fondit të pagave dhe rritje e investimeve
“Të gjithë e dimë që bashkia ka patur struktura të mbingarkuara. Pas një analize në të gjitha organet e varësisë u vendos që të preken: ndërmarrja1 e cila merret me pastrim gjelbërimin, ndërrmarrja 2 e cila ka mirëmbajtjen e shkollave si edhe ndërrmarrja 3, e cila është përgjegjëse për funeralet. Punonjësit jane njoftuar menjëhere pas marrjes së vendimit të Këshillit bashkiak për shkurtimet pasi fondi i pagave do të reduktohet me 4% këtë vit. U sugjerua një reduktim stafi me 300 persona dhe më pas u konstatua se ka mbivendosje në funksionet e punonjësve”, tha numri dy i bashkisë së Tiranës,
Ajo ka deklaruar se pavarësisht shkurtimeve, punonjësit do të marrin pagën e 2 mujave sikundër e ligjëron kontrata.


PUNONJËSIT SËRISH NË PROTESTË
Edhe sot 70 punonjësit e pushuar nga puna në disa ndërrmjarrje të bashkisë së kryeqytetit kanë protestuar përpara kësaj bashkie. Punonjësit theksojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga Bashkia Tiranë, ndërkohë që shprehen se sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, ata duhet t'i bashkëngjiteshin Ndërrmarjes 1 të Gjelbërimit në kryeqytet

(aq/am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza