Shkarkimet në Forcat e Armatosura
gjykata refuzon padinë e Gjeneralëve

Shkarkimet në Forcat e Armatosura<br />gjykata refuzon padinë e Gjeneralëve
TIRANE - Gjykata e shkallës së parë e Tiranës ka rrëzuar 2 kërkesat e gjeneralëve Abaz Lleshi, Dhori Spirollari për pezullimin e dekretit të presidentit të republikës z. Bujar Nishani i cili i shkarkoi nga detyra 1 muaj më parë.

Vednimet për mos nisjen e gjykimit në lidhje me pezullimin e dekreteve të presidentit janë dhënë nga gjykatëset Fahrije Bundo dhe Enkelejda Metaliaj me argumentin se Lleshi dhe Spirollari nuk janë paraqitur në seancë.

Ndërsa mbetet ende në shqyrtim kërkesa e general Sandër Lleshit, e cila pritet të shqyrtohet më dt.9 Korrik. Tre gjeneralët pas shkarkimit akuzuan publikisht për shkarkimin e tyre ministrin e mbrojties Arben Imami.

Gjithashtu me anë të një komunikimi publik me mediat gjeneralët i kërkuan z.Nishani i cili ka njëkohësisht dhe postin e Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të mos bëhej palë e këtij procesi ilegjitim.

Ata argumentuan asokohe se shkarkimi i tyre ishte i pargumentuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe ishte një hakmarrje e Imamit pasi ata kishin denoncuar shkelje flagrante në forcat e armatosura.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin