Juventus është nën akuzat për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash, teksa në 21 dhjetor do përballet në gjykatë për të rrëzuar pretendimet për sekuestron e mbi 400 mijë eurove për shkak të marrëveshjeve dhe lëvizjeve të dyshimta me "plusvalencat".
Pak javë më parë rekordmenët e Serie A patën një "drithje nga themelet", teksa presidenti Agnelli dhe i gjithë bordi i drejtorëve dhanë dorëheqjen. Ndryshime pritet të ketë edhe në zonën teknike, me drejtorin sportiv që duket një post jo shumë i qëndrueshëm në dy sezonet e fundit.
Në Itali "Calciomercato" njofton se Igli Tare është një nga tre emrat që bardhezinjtë e duan për drejtor sportiv. Shqiptari i Lazios edhe më herët është përfolur për një lëvizje të tillë, teksa edhe Guintoli i Napolit dhe Petrarci janë emra që përfliten.