Shkarkimi i Agim Kajmakut/ Vora pa kryebashkiak, 'topi' i kalon sërish Metës

Shkarkimi i Agim Kajmakut/ Vora pa kryebashkiak, 'topi' i kalon sërish Metës

Ilir Meta, Agim Kajmaku dhe Edi Rama

TIRANE - Zyrtarisht Bashkia e Vorës është pa drejtues. KQZ vendosi të heqë mandatin e kryebashkiakut Agim Kajmaku pasi i ky i fundit ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke fshehur hetimin e arrestimin në shtetit helen

Por çfarë do të ndodhë tashmë me bashkinë e Vorës?

Kryeministri Rama është njoftuar nga KQZ në lidhje me këtë vendim, dhe tashmë ai duhet të firmosë shkarkimin e Kajmakut dhe më pas duhet të njoftojë presidentin e republikës Ilir Meta, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në këtë Bashki.

Është pikërisht kreu i shtetit që duhet të dekretojë një datë për zgjedhje lokale. Më herët presidenti Ilir Meta nuk dekretoi një datë për zgjedhje të pjesshme në Shkodër, pas tërheqjes së kandidatit të PS Valdrin Pjetri.

Meta refuzoi caktojë një datë, për shkak se kjo do të legjitimonte 30 qershorin, datë të cilën kreu i shtetit nuk e njeh. Por në rastin e Pjetrit, mandati qëndroi tek kryebashkiakja Voltana Ademi, ndërsa Bashkia e Vorës sot është pa asnjë drejtues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cufi: 02/11/2019 10:21

    Kot e shkarkuan,,asgje nuk ka bere ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë