Shkarkimi i Arta Marku, PS
rrëzon kërkesën e opozitës

Shkarkimi i Arta Marku, PS<br />rrëzon kërkesën e opozitës<br>
Me votat e Partisë Socialiste, Këshilli i Legjislacionit ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

PD-LSI kërkuan rreth një muaj më parë ndryshimin e Kushtetutës në zgjedhjen e Kryeprokurorit si dhe ndërprerjen e mandatit të Arta Markut. 'Legjislacioni' diskutoi nen për nen, në tërësi si dhe miratoi raportin për paraqitjen në seancë plenare, duke i kërkuar Kuvendit rrëzimin e kësaj kërkese.

Opozita kundërshtoi vendimin e maxhorancës, duke rikthyer në vëmendje seancën e 18 dhjetorit kur Arta Marku u zgjodh në krye të organit të akuzës për një mandat të përkohshëm, deri në ngritjen e KLP. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi kërkoi ndërprerjen e mandatit të Arta Markut dhe zgjedhjen e një kryeprokurori sipas ndryshimeve të Kushtetuese. 

"Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur një ndër situatat më të paprecedenta lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar. Një antikushtetutshmëri po çon në një antikushtetutshmeri tjeter. Ta vëmeëne shinë kushtetutese procesin e hetimeve penale. Te evitojmë që në të ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë të mos hyjë në një valë tërmetesh.

Propozimi ynë është të kthejmë Prokurorin e Përgjithshëm në shinën kushtetuese. T'i ndërpresim mandatin prokurorit të zgjedhur ne mënyrë antikushtetuese. Të fillojmë një procedure kushtetuese me Vetting për të gjithë kandidatët. Dhe më pas ta zgjedhim prokurorin e ri me shumicën e cilësuar prej 3/5
", u shpreh deputeti demokrat.

Por për socialistët, Arta Markut nuk ka pse t'i ndërpritet mandati pasi u zgjodh në atë detyrë në mënyrë transparente. “Prokurori i përkohshëm u zgjodh në mënyrë transparente dhe kushtetuese", tha Alket Hyseni, deputet i PS.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë