Shkarkimi i Canit, Balla: Mund dhe
duhet të ketë ndryshime të tjera

Shkarkimi i Canit, Balla: Mund dhe<br />duhet të ketë ndryshime të tjera
Lëvizja e fundit në kabinetin qeveritar mund të pasohet nga të tjera. Kështu deklaroi për Report Tv nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, duke iu referuar shkarkimit të ministrit të Financave Shkëlqim Cani.
 
“Dua të citoj atë që ka thënë Rama që në çdo moment që vlerësohet që duhet më shumë angazhim, më shumë përpjekje për të çuar përpara reformat dhe përmbushur pritshmëritë e qytetarëve, mund dhe duhet të ketë ndryshime,” tha ai.
 
Deputeti Balla, ndonëse vlerësoi maksimalisht arritjet e ministrit Cani në konsolidimin e ekonomisë, u shpreh sërish duke cituar kryeministrin Rama se gjithmonë ka vend për përmirësime.

“Rama e ka thënë në mënyrë figurative që gjithmonë ka vend për përmirësime. Në një kuadër më të gjerë u mendua që përpjekjet e vazhdueshme për përmirësim të ekonomsë t'i besohen drejtimit të një prej ministrave më të suksesshëm të qeverisë, Arben Ahemtaj. Cani përmbushi me sukses një fazë të rëndësishme në programin e qeverisë që përkon me konsolidimin e financave të vendit, jemi në një fazë tjetër, ajo e formalizimit tërësor të ekonomisë sonë. Reforma kundër informaliteti duhet të vazhdojë me intensitet më të gjerë.”  deklaroi Balla.

Mbi zëvendësimin e ministrit Cani nga Ahmetaj, Balla tha se ashtu si në çdo ndryshim tjetër është marrë dakortësimi edhe i aleatit  tjetër të qeverisë, Ilir Meta.
 
Nënkrytari i grupit të PS po ashtu foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën tha se do të kalojë sëbashku me Reformën në Drejtësi. Ndërsa për zgjedhjet në PS, Balla u shpreh se është Kongresi ai që do të vendosë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat