TIRANE- Inspektimi i nisur nga Prokuroria e Përgjithshme në prokurinë e Apelit Tiranë që drejtohej nga Shkëlqim Hajdari, ka shërbyer si krisje mes dy shokëve të ngushtë Hajadarit dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Por duket se ajo që ka bindur akoma më tepër Llallën të shkarkojë Shkëlqim Hajdarin nga Apeli i Tiranës, është një incident i pazakontë që ka ndodhur në prokurorinë e Apelit.

Disa ditë pas incidentit të 3 tetorit mes kryeprokurorit Llalla dhe Hajdari, ky i fundit ka kërkuar mbrojtje nga ministria e Brendshme. Deri këtu “ujërat” kanë qënë të qeta mes dy emrave të njohur të prokurorisë.