Shkarkimi i kreut të qarkut Vlorë
LSI kundër: U cenua rregullorja

Shkarkimi i kreut të qarkut Vlorë<br />LSI kundër: U cenua rregullorja
Ditën e sotme mes tensioneve të forta në sallë është shkarkuar Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Sadrit Danaj.

Që në nisje të mbledhjes këshilltarët e LSI u larguan nga salla duke mos pranuar të bëheshin pjesë e një procesi të panjoftuar më parë.

Anëtari i LSI-së në Këshillin e Qarkut Vlorë Adi Sulçaj, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Qarkut të Vlorës për shkarkimin e kryetarit të Këshillit, Sadrit Danaj.

I pyetur nga mediat lidhur me vendimin e marrë dhe largimin e anëtarëve të LSI-së nga mbledhja e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sulçaj theksoi se grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkuar që të njihet me materialin e paraqitur në mbledhjen e këshillit dhe se nuk mund të bëheshin pjesë e një procesi që cenon rregulloren e institucionit.

Grupi i këshilltarëve të LSI-së ka kërkuar që të njihet me materialet për rendin e ditës. LSI nuk mund të bëhej pjesë e një procesi që cenon rregulloren e Këshillit të Qarkut dhe ligjshmërinë e procesit. Më shumë se sa emrat, rëndësi ka procesi dhe zbatimi i rregullores.

Krahas kësaj, grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste nuk bëri asnjë konsultim paraprak me grupin tonë dhe propozimi për shkarkimin e Sadrit Danajt erdhi në mënyrë të beftë. Për këtë shkak, grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin e Qarkut të Vlorës kërkoi një pushim për t’u njohur me këtë propozim që nuk ishte pjesë e rendit të ditës dhe u përfshi në shkelje të procedurave.

Kjo kërkesë e këshilltarëve tanë nuk u morë në konsideratë dhe grupi i Këshilltarëve të PS vazhdoi me shkarkimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut pa pritur rikthimin e LSI-së. Në këto kushte, grupi ynë nuk mund të bëhej pjesë e arrogancës dhe përfshirjes në një proces farsë
”, – tha z. Sulçaj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij