Shkarkimi i kreut të KLP ‘ndez’ debat politik! Bardhi: Bashkëshorti i Felajt, i vetmi prokuror pa vetting!

Raportimi vjetor i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023 në Komisionin e Ligjeve nuk kaloi pa debate, sidomos për largimin nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet të ish-kryetarit Alfred Balla nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gazment Bardhi e konsideroi të cenuar vendimmarrjen e institucionit, por i këtij mendimi nuk është zëvendëskryetari i KLP, Tartar Bazaj.

“KLP, për me shume se 5 vite ka pas kryetar një person që sipas kushtetutës, nuk mund të ushtrojë profesion ne organet e drejtësisë për 15 vite. Kryetari i saj ka qenë në kushtet e pazgjidhshmërisë në atë pozicion. Ka marrë pjesë në procese të rëndësishme në organet e drejtësisë se re. Sa e ka cenuar kjo vendimmarrjen e KLP dhe sa ka kontribuar kjo në forcimin e besimit te publikut tek KLP? Në gjykimin tim një person që është ne kushtet e pazgjidhshmërisë cenon rëndë besimin e publikut dhe integritetit te KLP”, tha Bardhi.

“Ndikon zero, sepse ne jemi një organ kolegjial me 11 anëtarë. Vendimmarrja e këtij anëtari është një votë, një e njëmbëdhjeta”, u përgjigj Bazaj.

Gazment Bardhi foli me emër të përveçëm kur përmendi prokurorët që nuk kanë kaluar në procesin e vetting-ut.

“I vetmi prokuror në Shqipëri që i është shmangur veting-ut dhe është sot ne sistem, është bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj zoti Bledar Valnikaj. Kushtetuta thotë që çdo prokuror që dëshiron te rrijë në sistem duhet t’i nënshtrohet veting-ut”, u shpreh Bardhi

“KLP ka qenë para vendimmarrje të formës së prerë që e detyronte KLP që të emëronte x magjistrat, prokurorë dhe nuk të linte asnjë shteg për të bërë të kundërtën. Ka vakum ligjor dhe ne ishim përballë zbatimit të një vendimi të formës së prerë”, replikoi Bazaj.

Opozita shfaqi interes edhe për provimin e këtij viti të magjistratëve në Shkollën e Magjistraturës, duke pretenduar se ka herë pas here shtim të listës së fituesve. Nga ana e tij, zv/kryetari i KLP, Tartar Bazaj, tha se për këtë në dijeninë e tij ka një kallëzim në SPAK.

“Kam disa shkresa që ia kam nisur Shkollës së Magjistratutës, por nuk kam akoma përgjigje. Kam rezervat e mia për këtë pjesë por në dijeninë time është paraqitur kallëzim penal në drejtim të drejtorit të shkollës në SPAK”, tha Tartar Bazaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po has vështirësi për mbushjen e vakancave të prokurorëve në rrethe për shkak të shkarkimeve nga vettingu. Vetëm në 2023-shin janë emëruar 26 prokurorë të rinj, por që sistemi ka akoma nevoja.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Trump, agjentët e kishin pikasur atentatorin jashtë tubimit

Sulmi ndaj Trump, agjentët e kishin pikasur atentatorin jashtë tubimit