Shkarkimi i Lulos nga Vettingu, Rama: Fillim i mbare, s’keni pare gje akoma

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit qe shkarkoi nga detyra e gjyqtarit ne Gjykaten Kushtetuese, Fatos Lulon. Rama thote se te gjithe shqiptaret qe e mbeshteten fort Vetingun ndihen mire, ndersa sot eshte nje fillim i mbare. Kryeministri shprehet se pas Lulos do te kete edhe te tjere qe do te largohen.

“Te gjithe shqiptaret qe e mbeshteten fort Vetingun,sot duhet te ndjehen mire sepse nisja eshte e mbare. Pas 17 gjykatesve e prokuroreve qe i iken Vetingut pa filluar,procesi nisi e i pari qe u mor ne pyetje s’e justifikoi dot pasurine dhe ra!Jam i bindur s’kemi pare gje akoma” shkruan Rama.

Vettingu nisi fshesën në sistemin e drejtësisë, teksa sot kapi gjyqtarin e parë. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili është shkarkuar sot nga detyra. Vendimi për shkarkimin e Lulos është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi gjyqtari nuk e kalon procesin e Vettingun.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'