Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, foli sot për shkarkimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, nga kryeministri Edi Rama. Kryemadhi shprehu pendesë në emër të LSI, pse nuk kanë reaguar që në atë kohë kundër Ramës për këtë vendim.

Sipas saj, Manjani denoncoi kultivimin dhe trafikun e drogës në vend, duke kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë për të luftuar këtë fenomen, por Rama e shkarkoi.

“Situatën me kultivimin dhe trafikun e drogës në vend e denoncoi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kur kërkoi dhe ndërhyrjen e ushtrisë për ta luftuar këtë fenomen. Por Rama e shkarkoi. Sot ju kërkojmë falje që nuk kemi reaguar, pasi duhet të kishim reaguar menjëherë dhe duhet ta kishim rrëzuar qeverinë që në atë kohë. Kështu do t’i kishim dhënë fund përpjekjeve të tij për të krijuar institucioneve të kapura. Ai tashëm është një telekomandë në dorën e krimit”, tha Kryemadhi në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI.

d.c./shqiptarja.com