Ashtu si Partia Socialiste, edhe eksperti i thirrur prej saj në Këshillin e Legjislacionit, ndan të njëjtin mendim se zëvendësimi i Arta Markut me prokurorin e përgjithshëm me mandat të plot 7-vjeçar, do të bëhet menjëherë pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndaj nuk e sheh të arsyeshme që të miratohen ndryshimet Kushtetuese që opozita kërkon, për të zgjedhur një tjetër prokuror të përgjithshëm të përkohshëm.
“Me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shpallet menjëherë vakanca për Prokurorin e Përgjithshëm e cila qëndron e hapur për 30 ditë dhe 45 ditë janë të nevojshme për verifikimin e përmbushjes së kritereve dhe renditjen e kandidatëve. Raporti i dërgohet menjëherë Kuvendit i cili brenda 30 ditëve zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm. Në vlerësimin tim, më shpejt zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm nga ngritja e KLP-së, se sa do jenë efektive dispozitat e propozuara për ndryshime Kushtetuese”, Besmir Beja ekspert i mazhorancës.
Edhe eksperti i thirrur nga opozita, Ilir Qafa, ndaj të njëjtin qëndrim me ata që e thirrën në ndihëm. Sipas tij, Marku u zgjodh në kundërshtim me Kushtetutën dhe një zgjedhje e rregullt e një prokurori të përkohshëm kërkon ndryshime në aktin themeltar të shtetit.
“Procesi i realizuar është kryer në një boshllëk kushtetues, në një boshllëk ligjor. Dispozitat kushtetuese në fuqi nuk mund të anashkalohen, as me ligj, as me vendim të organeve kushtetuese, as me vendim të Kuvendit dhe as me vendim të Komisionit të Ligjeve. Nëse një rregull kushtetues në fuqi është i pamundur nga pikëpamja faktike për tu zbatuar, atëherë është në detyrim të Kuvendit që të miratojë një dispozitë transitore Kushtetuese. Ka dalë e qartë se zgjedhja ekskluzive politike vetëm e Kuvendit me shumicë të thjeshtë, nuk është në harmoni me standardin kushtetues të pavarësisë së organit të prokurorisë”, tha Ilir Qafa, ekspert i opozitës.
Opozita kërkon që Marku të shkarkohet menjëherë dhe të zëvendësohet me një tjetër kryeprokuror të përkohshëm, i cili të ketë kaluar vettingun dhe që të marrë 84 vota. Por qysh në fillim, çka duket se do të jetë edhe fundi i këtij procesi parlamentar, PS është shprehur kundër ndryshimit të Kushtetutës, me argumentin se e konsideron kthim në pikën zero të reformës në drejtësi.
Opinioni i ekspertëve të mazhorancës
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.8%
-
Jo
49.8%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01