Shkarkimi i Metës? Braçe: S'më surprizon asgjë! Opozita nuk më zhgënjeu! Bujqësia po mban veten dhe ekonominë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe në një lidhje skype për "Report Tv" me gazetarin tha se sektori i nxjerrjes së mineraleve, naftës dhe turizmin janë më të goditura nga kjo pandemia dhe i vetmi sektori që mban ekonominë shqiptare në këtë periudhë është bujqësia. Braçe tha se bujqësia mban vendin dhe tregjet ndërkombëtare me eksportimin e saj, ndërsa këkroi që të bëhet shumë më tepër për këtë sektor, pasi pjesa më e madhe po mbahet me vetë paratë e bujqëve.

Në lidhje nxjerrjen e naftës e mineraleve, Braçe tha se kanë marrë një goditje të fortë, ndërsa për turizmin, Braçe u shpreh se mund të ketë një sezon turistik brenda kushteve dhe rregullave higjieno-sanitare nëse ato do të respektohen dhe qytetarët do të tregohen të përgjegjshëm.

"Ne kemi një sektor nafte të rënë që ka një çmim edhe më të ulët se ai i bursave ndërkombëtare. Sektorit i mineraleve të kromit dhe naftës ka marrë një goditje mjaft të fortë. Po mundohemi shumë të rikuperojmë diçka nga sektori i turizmit, do të duhet një hapje mjaft e kujdesshme dhe ky sektor është i goditur. I vetmi sektor që mban ekonominë shqiptare është bujqësia, ai sektor po mbahet me paratë e vetë bujqve. Një investim i madh i qeverisë për të garantuar vaditjen dhe kullimin po jep efekte maksimale por kaq nuk mjafton. Bujqësia po mban ekonominë dhe po eksporton duke mbajtur tregjet ndërkombëtare. Duhet ristrukturuar ekonomia dhe mënyra se si ajo duhet të funksionojë. Brenda kushteve dhe rregullave dhe higjienës nëse do të tregohemi të përgjegjshëm mund të kemi një sezon turistik", tha Braçe

Në lidhje nëse do ta shkarkonte Metës pas 'dashurisë' së re që duket se ka lindur mes mazhorancës dhe presidencës, Braçe u shpreh se Meta me dakortësimin në Kodin Penal bëri detyrën e tij dhe sa për shkarkimin do të flas kur çështja t'i vijë në parlament. Braçe tha se nuk e surprizon më asgjë në këtë vend.

"Nuk surprizohem fare nga dikush që bën detyrën e tij. Të bësh detyrën është gjëja më normale në botë. Jo nuk më surprizon më asgjë në këtë vend. Deri në këto momente shkarkimi nuk është çështje e imja por e komisionit hetimor. Kur të vij në parlament do të të bëhet çështja e imja. Nuk jam personi që duhet të  gjykojë marrëdhëniet mes mazhorancës dhe presidentit. Metës i kamë kthyer përgjigje kur më ka sulmuar mua personalisht", tha Braçe.

Brace foli edhe për sjelljen e opozitës në këtë kohë duke thënë se ajo nuk e zhgënjen, pasi e ka këtë sjellje prej 30 vitesh tashmë.

"Sjelljen e opozitës nuk më zhgënjeu dhe kemi një trajektore normale të saj. Opozita ka shumë të drejtë të kërkojnë llogari, por në momentin nga e drejta për të kontrolluar dhe marrë informacion e kalon në akuza pa prova është një trajektore 30-vjeçare e vjetër e saj", tha Braçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
Çështja Dvorani-Meta, Braçe: Politika t'i mbajë duart larg nga drejtësia

Zëvendëskryeministri Braçe bëri një thirrje të qartë për të gjithë politikanët se me drejtësinë  e re politika duhet t'i mbajë duart larg përfshirë dhe të vetë, ndërsa për çështjen Dvorani-Meta u shpreh se nuk ka detaje për këtë.

"Nuk e njoh çështjen në detaje, por një gjë dua të them që politikanët shqiptarë përfshirë dhe mua duhet të kuptojnë se kemi hyrë në një fazë të re të reformës në drejtësi dhe të marrëdhënieve mes institucioneve të drejtësisë dhe politikës duke u ndarë njëherë e mirë. Politikanët duhet të heqin dorë nga ndërhyrje dhe presionet në drejtësi", tha Braçe.

Ora 19:33
'Nuk jam dakord me propozimet e Beqaj', Braçe: S'prekim paga e pensione, rezerva në buxhet nëse lind nevoja

Erion Braçe komentoi edhe propozimet e Ilir Beqaj për reduktimin e pagave dhe pensioneve duke  thënë se qeveria është shprehur qartë se nuk do të preken dhe se të dy paketat financiare deri tani janë mbyllura nga buxheti i shtetit,  duke rritur defiçitin buxhetor dhe reduktimin e shpenzimeve publike me prekjen e disa koncesioneve. Braçe shtoi se nëse do të lind nevoja për një paketë të tretë financiare, atëherë ka një rezervë në shpenzimet operative të buxhetit të shtetit ku do të bazohet qeveria, pra nuk do të ketë reduktim pagash e pensionesh.

"Qeveria e ka thënë qartë që nuk ka asnjë plan që të preket asnjë rrogë dhe asnjë pension qoftë dhe ato suplementare, Beqaj ashtu si çdo qytetar i këtij vendi është i lirë të gjykojë, të mendojë, të analizojë dhe të jap mendim e të mbajë qëndrimin. Unë jam kundër, por Beqaj është pro, dhe kjo është normale në një vend demokratik. Nuk ka pse vazhdon qeveria kur qeveria është shprehur qartë se nuk do të prek asnjë rrogë dhe asnjë pension. Nuk thash është normal propozimi, por është normale që zoti Beqaj të propozojë dhe gjykojë. Ajo që propozon Beqaj është zgjidhje buxhetore dhe qeveria ia ka dalë pikërisht me këtë buxhet që ka pasur duke ndërmarrë disa masa. Instrumenti i parë ka qenë rritja e defiçitit buxhetor për të përballuar paketën e parë të ndihmës që i është dhënë qytetarëve. Janë prekur një listë e gjatë e shpenzimeve publike duke u reduktuar nga koncesion dhe shkurtime të tjera të parave publike dhe është përballuar paketa e dytë financiare. Nëse do të ketë nevojë për një tjetër ndihmë në të ardhmen, përsëri ka një rezervë në shpenzimet operative të buxhetit të shtetit, ku do të vendoset dhe merren vendimet të përgjegjshme për pagesat e personave në nevojë të biznesit të vogël", tha Braçe.

Ora 19:20
Braçe: Nuk kompletoj gënjeshtrat e FSHF! Kemi një futboll që nuk prodhon ekonomi

Zëvendëskryeministri Braçe komentoi edhe deklaratat e Federatës Shqiptare të Futbollit se qeveria nuk po  e ndihmon me humbjet që ka pësuar si pasojë e pandemisë, duke i cilësuar deklarata e saj gënjeshtra që saj vlen të komentohen. Braçe tha se Futbolli nuk prodhon fare ekonomi dhe se qeveria nuk është përgjegjëse për të ardhurat e saj.

"Me thënë të drejtën nuk mendoj fare për FSHF. Të komentoj unë tani gënjeshtrat e FSHF, nuk ia vlen të merrem me ta. Më thuaj një qeveri në botë që ka ndihmuar futbollin. Qeveria italiane ka paguar gjë për  seria A apo të tjera? Po Spanja? Po Gjermania apo Franca? Për ekonominë e futbollit nuk përgjigjet qeveria dhe nuk kam ndërmend që qytetarët që paguajnë taksa të paguajnë për një futboll që nuk prodhon ekonomi fare. Po nga të dalin lekët që të paguajmë për punëtorët dhe futbollistët të cilët janë me kontrata", tha Braçe

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 30/04/2020 23:55

    Mos beni shaka dhe e mbyllni ceshtjes e Likes pa e shkarkuar dhe denoncuar per krime,sepse provat i kini,sepse kjo do te vertetoje lojera te rezikeshme politike shumepaleshe,koka e qelbur duhet te pritet dhe kete e ka vendosur kandari i drejtesise i popullit;mendojuni mire z.Edvin!!

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 29/04/2020 21:01

    O brace kalo me kryeministrin nga plaku saliviçidoli ti rrihni krahet sìc bete me 2008 ne Gerdec,se duket qe ju ka marr malli shume per nje show allashqiptarçe!Perzotin mos vononi se shohim se u eshte rritur temperatura e mos ju ndodh ndonje lidhje shkurter....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë