Shkarkimi i ministrave, s'hyjnë
në votim dekretet e Presidentit

Shkarkimi i ministrave, s'hyjnë<br />në votim dekretet e Presidentit
Kuvendi nuk ka futur në votim dekretet e presidentit Bujar Nishani për shkarkimet e Canit dhe Ahmetajt. Pavarësisht se vendimet me firmën e Nishanit kishin mbërritur në parlament që në datë 17, dhe rregullorja e këtij intitucioni parashikon që ato të futen në votim që në seancën e parë të rradhës, pavarësisht rendit të ditës, kjo gjë nuk ka ndodhur. 

Maxhoranca ka vendosur të presë dhe dy dekretet e tjera të kreut të shtetit me emërimet e Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Milva Ekonomi si ministre e Ekonomisë. 

Duke devijuar nga tradita shumëvjeçare, për herë të parë Presidenti Bujar Nishani, ka vendosur të mos dekretojë emërimin e dy ministrave përpara se Parlamenti të marrë në shqyrtim dy dekretet e shkarkimit.
 
Procedurë kjo e cila deri më sot ka ndodhur njëkohësisht. Mosvotimi i dekreteve të shkarkimit, lë në detyrë ministrat aktualë. Nishani ka vetëm 7 ditë kohë për t’i kaluar kuvendit vendimin për emërimin e Ahmetajt dhe Ekonomit në detyrat e reja.
 
Ndërkohë kryetari i kuvendit Meta e quajti problematikë të hasur për herë të parë si një çështje proceduriale. Sakaq Kuvendi ka miratuar pas disa orë debatesh e diskutimesh disa nga projektligjet e dërguara për miratim, siç është ai i ligjit për regjistrimin e emigrantëve, mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike si dhe ndryshimet ligjore për zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së.

Konkretisht: Projektligji “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë” është miratuar me 75 pro, ndërkohë që 25 deputetë kanë votuar kundër tij.

Projektligji “Për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Në parim është votuar  nga 72 deputetë pro, 27 kundër dhe 1 abstenim

Ndryshimet ligjore, për të cilat firmosën 28 deputetë të Partisë Socialiste, dhe që parashikohet ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së drejtorit të ri të Radio Televizionit Publik Shqiptar, kanë votuar pro tij 72 deputetë, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE