Shkarkimi i prefektëve, Rama:
Ishin ushtarakë, profil i ri

Shkarkimi i prefektëve, Rama:<br />Ishin ushtarakë, profil i ri<br>
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për media pas ‘furtunës’ që preku ditën e sotme prefekturat në vend, ku u shkarkuan të gjithë prefektët.

 Urime prefektëve të rinj; Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes. Pas një sërë reformash, administrativja shënoi një kapitull të ri dhe shtetbërja. Jemi një celjen e një faze të re, që lipset edhe një institucion i Prefektit i ridemensionuar tërësisht si përfaqësues i Kryeministrit dhe qeverisë në çdo qark. Padyshim ky institucion mbeti në hije, ndërkohë dinamika e re si edhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë kërkojnë një qasje dhe profil të ri të figurës së Prefektit. Kemi ndërtuar një proces për rreth 40 ditë në mënyrë aktive por edhe skrupuloze kemi vlerësuar një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë më pjesë e FA, por që janë mbartës të një eksperiencë të çmuar që nuk kemi luksin të mos e përdorim. Na ka interesuar profili, pasi kemi bërë një analizë dhe kemi kaluar në filtër kandidaturat duke vlerësuar 12 Prefektët e rinj për përgjegjësinë për shërbim publik për formimin e tyre të lartë profesional.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman