Shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm
të Ministrisë së Arsimit, DAR refuzon

Shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm<br />të Ministrisë së Arsimit, DAR refuzon
Pas refuzimit që Departamenti i Administratës Publike (DAP) i bëri vendimit të ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, për pezullimin e Sekretares së Përgjithshme Juliana Hoxhaj, një tjetër ministër i PD del blof. 

Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina vendosi dy ditë më parë të shkarkojë numrin dy të kësaj Ministrie, Plarent Ndreca, me pretendimin se ka shkelur detyrën. Por komisioni Kombëtar për Përzgjedhjen e Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues në Departamentin e Administratës Publika ka vendosur në mënyrë unanime të mos e marrë në shqyrtim kërkesën e ministres teknike.

Duke i dhënë fund në këtë mënyrë abuzimit me detyrën të kësaj ministreje, që për vetë situatën specifike, janë provimet e maturës dhe procesi rrezikon të dcestabilizohet, nuk duhej të bënte harakiri me ligjin.

Madje DAP me vendimin e tij i ka dhënë dhe një leksion administrativ stafit të ri të Ministrisë së Arsimit, se si duhet dhe të përpilohet një shkresë dhe se kur ajo quhet zyrtare.

Vendimin për mosmarrjen në shqyrtim të kërkesës së Ministres Karabina e ka bërë publike vetë sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca teksa nënvizon: “Ja prova e radhës e çmendurisë juridike, për të cilën fola dje…!”. 

dokumenti dar 1 - 1
(Vendimi i DAR, refuzon kërkesën e ministres teknike të PD)

dokument dar 1

dokument dar 2

dokument dar 3


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm