TIRANE- Kuvendi miratoi sot shtyrjen me dy javë kohë të afatit për komisionin parlamentar hetimor për Kreshnik Spahiun. 72 deputetë votuan pro, 60 kundër dhe 1 abstenim. Kërkesa është bërë nga vetë komisioni pasi ka kërkuar kohë për të shqyrtuar dokumentacionin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, prej ku para ca ditësh, Kreshnik Spahiu tha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit.

Pasi Spahiu vendosi të lërë mandatin e tij, në komisionin hetimor parlamentar mbërriti pjesa më e madhe e dokumentacionit të kërkuar si pjesë e objektit të hetimit.
Dokumentacioni përmban mbledhjet e KLD-së dhe procesverbalet përkatëse për secilën prej tyre në vitet 2009, 2010 dhe 2011.

(sg/shqiptarja.com)