Kreu i PD, Sali Berisha pas seancës plenare në Kuvend, foli edhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u votua për shkarkimin e Veliajt, propozim tashmë që i shkon në dorë kryeministrit Rama. Berisha tha se njerëz që kishin sulmuar gjykatës për  të mbrojtur Veliajn, dje i bënë gjyqin pa mëshirë. 

“Ai ishte super gjyqi i llojit të tyre, ai ishte super gjyqi i llojit të tyre, njerëz që ishin kacavjerrë, sulmuar gjykatës për arrestimin e Lal vjedhësit, dje i bënin gjyqin pa mëshirë dhe me pasion të tmerrshëm. Këta e dinë se secili prej tyre është një Erion Veliaj”, tha Berisha.

Një emër për ta vendosur përballë Ogerta Manastirliut ende nuk e kanë gati.

“Ju garantoj se opozita ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit”, iu përgjigj Berisha-gazetarëve.

Por, bojkotin në zgjedhje nuk e kanë një opsion, edhe pse pas çdo humbje zgjedhjet i quan farsë.

“Ka dy taktika mbi qëndrimet, ka qëndrimin e bojkotit, por ajo kërkon të përgatisësh lëvizje guerrile, por ne jemi partie vlerave konservatore, kjo është arsye përse ne marrim pjesë në zgjedhje dhe nuk bojkotojmë, edhe përse janë farsë. Ne do bëjmë gjithçka për të zhdukur shkakun madhor të farsës, që është Edi Rama”, u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve