TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, ka deklaruar se shkarkimi dje nga Parlamenti i Zana Xhukës është një hakmarrje personale e kryeministrit. Ai paralajmëroi se kjo forcë do të rishikojë pozicionin e saj në Parlament. Në vazhdën e ngjarjeve të ditëve të fundit, në emër të grupit parlamentar demokrat, deputeti Paloka deklaroi se do të rishikohet pozicioni i demokratëve në parlament.
“Në këto kushte, kur kjo mazhorancë po e bën Parlamentin Shqiptar të paqenë, në këto kushte kur opozita dhe populli shqiptar injorohen dhe përbuzen në këtë mënyrë, me arrogancë nga kjo mazhorancë, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike unë deklaroj se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të rishohë qëndrimin e tij ndaj Parlamentit Shqiptar”
Sipas Palokës shkarkimi i drejtoreshës së ILDKP-së dhe zëvendësimi i tij me Shkëlqim Ganaj është antiligjor dhe antikushtetues. Demokrati Paloka kujtoi publikimin e djeshëm të korrespondencës së kryeministrit me Zana Xhukën duke pohuar:
“Dje në parlament, ne publikuam korrespondencën që kryeministri aktual Rama kishte pasur me kryeinspektoren e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, lidhur me kërkesën ligjore të bërë prej saj ndaj Ramës, dhe përgjigjes krejtësisht jo vetëm në kundërshtim me ligjin por dhe një përgjigje të mbushur me kërcënime e abuzive ndaj kërkesës ligjore të zonjës Xhuka, që i kishte bërë z.Rama për të deklaruar, për të bërë transparencë si detyrim ligjor, lidhur me pallatin e ndërtuar prej bashkëshortes së tij apo edhe për pasuritë e tjera për të cilat deri më sot Rama akoma nuk ka deklaruar askund se me çfarë parash janë vënë.”
Redaksia online
(ak/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com