TIRANË- Konferenca e Kryetarëve bojkotohet nga opozita e cila ka ngritur në axhendë edhe njëherë rastin e shkarkimit të Zana Xhukës. 

Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka ngriti shqetësimin lidhur me  lirimin nga detyra të kryetares së ILDKP-së , duke e  cilësuar si një akt antikushtetues, dhe opozita kërkon rikthimin e kushtetuetshmërisë në parlament, rikthimin e të gjithë këtij procesi. Nga ana e tij Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se mazhoranca ka bërë maksimumin për të treguar tolerancë, përfshirje dhe për t’i dhënë gjithë hapësirat opozitës që të shprehen.
 
META: XHUKA BOJKOTOI KUVENDIN  
Meta vuri në dukje se shqetësimi i të gjithëve ne ka qenë shpartallimi i institucionit të ILDKP-së gjatë kësaj periudhe, dhe se Xhuka ka bojkotuar Kuvendin.

“Ka ndodhur një situatë e paprecedent ku kolektivi  akuzon titullarin e institucionit për shkelje të ligjit, për përdorim politik të institucionit.  Këto janë bërë në mënyrë të hapur, me peticione publike drejtuar Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, shumë institucioneve të tjera dhe medias. Dhe më e rëndësishmja është se drejtuesi i këtij  institucioni që varet nga Kuvendi dhe që është zgjedhur nga Kuvendi bojkoton Kuvendin. Ndërpret çdo mënyrë komunikimi me Kuvendin dhe Kuvendi në mënyrën më korrekte ka nisur një procedurë verifikimi duke u nisur nga ky shqetësim publik dhe serioz”, citohet të ketë thënë Meta, në mbledhjen e konferencës së kryetarëve.
 
PALOKA: TE KTHEHET KUSHTETUTESHMERIA 
Në ambjentet e jashtme të kryesisë, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka u shpreh për median:

'Një nga aktet më të rënda kushtetuese ishtë shkarkimi i Zana Xhukës, e në këto kushte ne kërkuam që Konferenca e Kryetareve të kthente ligjin dhe kushtetuetshmërinë. Por përgjigja që na u kthye ishte arroganca, e njëjtë me atë që iu kthye dhe shoferëve të furgonave. Ne do të marrim vendimet e duhura ndaj kësaj qeverie arrogante antikushtetuese” -përfundoi Paloka. .

Ndërkaq,në axhendën e bisedimeve në konferencë ishin 16 amendamentet e qeverisë për lıgjın e nëpunësit civil,por ato nuk u përfshınë në kalendarin 3 javor i punimeve të parlamentit.

Ministri i Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin , Ilirjan Celibashi, pas konferencë tha se u shty shqyrtimi i amendamenteve, në seancë dhe në komisionet përkatëse, me qëllim që të arrihet konsensusi me opozitën. 

 “Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil dhe jemi të detyruar të zbatojmë atë. Që të mos tregohemi arrogant, vlerësuam që shqyrtimi i amendamenteve të mos bëhet në datën 6 por të shtyhen në kalendarin e punimeve të Kuvendit”, tha ai.

 Në emër të qeverisë Celibashi konsideroi se “ligji ka nevojë të amendohet” dhe kërkoi edhe konsensusin e opozitës.

I pyetur për paralajmërimet e opozitës për bojkot të mundshëm të Kuvendit, Celibashi  tha:  “Qëndrimi bojkotues ndaj veprimtarisë së Kuvendit nuk është zgjidhje e dëshiruar dhe as dobipruese'.

Ndryshimet në kodin penal për muxhahedinët, paketa antikorrupsion dhe kërkesa që çdo akt korruptiv të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 

Do të përfshihen në programin e punës së parlamentit
-Pr/ligji “Për disa shtesa në  ligjin, “Për Transportet Rrugore”; 
-Pr/ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në ndryshimet e neneve 25 dhe 26 të Konventës për Ndotjen dhe përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare”;
-Pr/ligji “Për KLSH” dhe pr/ligji ”Për disa ndryshime në “Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”. Ndryshımet kanë të bëjnë me përfshirjen e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri, apo në konflikte të tjera të ngjashme jashtë vendit, do të konsiderohet vepër penale.
-Tre projektligje “Për Kujdesin Shëndetësor të veçantë të punonjësve  të Strukturave Speciale Operacionale të Policisë së Shtetit”;
-Pr/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për kalimin në Pronësi pa shpërblim të Tokës Bujqësore”
-Pr/ligji “Për disa ndryshime në ligjin “Për Mediat Audiovizive në RSH” .
 
Meta tha se dhe tre institucione: Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kanë kërkuar shtyrjen e datës së raportimit në komisionet përkatëse brenda muajit prill.

konferenca e kryetareve

(Në foto: Konferenca e kryetarëve në fillim në mbledhjen e sotme 25 shkurt 2014 )

konferenca e kryetareve

(Në foto: Konferenca e kryetarëve më pas pasi opozita bojkotoi mbledhjen e sotme)

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)