Shkarkimi,ish-drejtorët e LSI padi
ministrit dhe drejtorit të burgjeve

Shkarkimi,ish-drejtorët e LSI padi<br />ministrit dhe drejtorit të burgjeve
3 drejtorët e shkarkuar të burgjeve në Tiranë, Fier e Rrogozhinë, përkatësisht Fatjon Fanaj, Atnor Krakulli e Ahmet Bala kanë bërë një deklaratë të përbashkët ku denoncojnë aktin shkarkimit të tyre duke e cilësuar si të paligjshëm e të paprecedent.
 
Për këtë ata do të depozitojnë kallëzim penal për Ministrin teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve,  Miklovan Kopanin.
 
Tre ish-zyrtarët e lartë të LSI në deklaratën tyre shprehen:
Me anë të kësaj deklarate, duam të denoncojmë aktin e paligjshëm dhe të paprecedent të shkarkimit tonë. Ditën e shtunë, në datën 3 qershor 2017 u njoftuam për të marrë pjesë në një mbledhje të zhvilluar me të gjithë Drejtorët e Burgjeve si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve ne Ministrinë e Drejtësisë. Por pas përfundimit të kësaj mbledhje, u çuditëm kur pamë vetëm ne media, lajmin për largimin tone nga detyra me motivacionin e përfshirjes sonë në fushatën elektorale. Ky motivacion është i pabazë, i gënjeshtërt, i pafaktuar dhe tendencioz. Për më tepër në këto momente është shoqëruar dhe me akte te tjera antiligjore procedurale, për të cilat ne do të vijojmë ndjekjen në rrugë ligjore. Është shqetësuese që një vendim i tillë merret në këtë situatë, kur institucione të tilla që në drejtojmë ndodhen aktualisht pa drejtues, çka të bën të mendosh se ky veprim nuk është i rastësishëm dhe pas tij ndoshta fshihet një qellim edhe më i errët. Shkarkimi ynë ndodh pikërisht kur fushata zgjedhore ka afruar, dhe synon keqpërdorimin e IEVP-ve nga partitë politike, duke rrezikuar me këtë akt dhe sigurinë kombëtare. Ne do te vazhdojmë të ndjekim rrugën ligjore për të vënë në vend dinjitetin tonë, duke kallëzuar penalisht Ministrin e Drejtësisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm te Burgjeve. Etnor Krakulli IEVP Fier, Fatjon Fanaj IEVP Jordan Misja Tirane dhe Ahmet Bala IEVP Rrogozhinë.

denoncimi drejtoreve te  shkarkuar te lsi

Fushata, Ministri teknik i PD shkarkon e padit 8 Drejtorë
Gazmend Bardhi, ministri teknik e Drejtësisë  me datë 2 qershor shkarkoi dhe kallëzoi në Prokurori 8 zyrtarë të lartë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sistemit të Burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimit, për përfshirje në fushatë zgjedhore .

Bardhi, shkarkoi nga detyra 8 zyrtarët për veprën penale të përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

Shkarkimi, erdhi pas verifikimeve dhe inspektimeve të kryera nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe informacioneve të plota të marra, ku konstatohet përfshirja e këtyre zyrtarëve, në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin, si dhe neglizhencë e theksuar në kryerjen e detyrave. 

Emrat e te shkarkuarve 5 drejtuesve te Burgjeve, nje Drejtor te Zyres se Permbarimit dhe 2 nga Hipoteka
1) Drejtorit të IEVP Fier z. Jetnor Krakulli;

2) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës z. Ani Dyrmishi;

3) Drejtorin e IEVP Lezhë z. Eduart Kurti;

4) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë znj. Adriana Shehu;

5) Drejtorit të IEVP Rrogozhinë z. Ahmet Bala;

6) Drejtorit të IEVP Burrel z. Fatjon Kurti;

7) Kryetarit të Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Durrës z. Surin Hoxha;

8) Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” (nr.313) z. Fatjon Fana.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri