TIRANË - Shkarkimi i kolonel Dritan Demiraj ka shkaktuar shumë debate, ku është përfshirë si gjithnjë edhe politika. Njëherësh ka pasur dhe një sërë thëniesh e kundërthëniesh në lidhje me arsyet e këtij shkarkimi.
Në të njëjtën kohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura deklaroi dy ditë më parë se Demiraj kishte udhëtuar disa herë jashtë vendit pa leje, duke vënë në rrezik kështu daljen e ndonjë informacioni sekret të mundshëm, çka ka hedhur poshtë jo vetëm justifikimet por dhe të gjitha dilemat në lidhje me drejtësinë e shkarkimit të këtij ushtaraku.
Burime të gazetës “Shqiptarja.com” bëjnë me dije se kolonel Demiraj ka udhëtuar 11 herë jashtë shtetit gjatë këtij viti, dhe nga këto, 4 herë është larguar pa lejen e eprorëve, ndaj dhe u shkarkua. Burime thonë se kolonel Dritan Demiraj ka udhëtuar jashtë kufijve të Shqipërisë plot 11 herë në vitin 2014. Prej këtyre, 7 herë ka marrë lejen e eprorëve dhe 4 herë të tjera ka udhëtuar jashtë kufijve pa leje.
Njëherësh Kolonel Demiraj ka udhëtuar drejt Italisë në datën 07.12.2013 deri në datën 12.12.2013, pa leje. Në datën 09.05.2014 ka udhëtuar drejt Turqisë pa leje. Në datën 10.05.2014 deri në 18.05.2014 koloneli ka udhëtuar në Itali pa lejen e autoriteteve. Gjithashtu, në datën 16.01.2014 dhe në datën 14.03.2014, kolonel Demiraj ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.
Udhëtimet të cilat janë miratuar nga autoritetet e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë në total 7 copë për vitin 2014, me disa ditë qëndrimi, duke nisur që nga 1 deri në 9 ditë qëndrimi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com