Ish kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, kërkon rikthimin në detyrë duke kundërshtuar vendimin e qeverisë që e shkarkoi atë pas videoskandalit seksual. Me anë të një kërkesë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese këtë të mërkurë Xhelili kundërshton VKM-në e shkarkimit të tij duke argumentuar se ai prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor.
Kjo kërkesë është regjistruar në protokollin e Gjykatës Kushtetuese e cila brenda 90 ditëve do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim këtë kërkesë apo do ta refuzojë në dhomë këshillimi.
Ankimimin në Kushtetuese e paralajmëroi pak ditë më parë dhe avokati i tij Ferdinand Doja.
Një ditë më parë Shukri Xhelili me anë të një kërkesë të depozituar në Apelin e Krimeve të Rënda kërkoi dhe lirimin nga burgu, kërkesë kjo e cila ende nuk është shqyrtuar.
Më 13 Maj Shukri Xhelili u shkarkua nga qeveria shqiptare pasi u përfshi në videoskandal, ndërsa 2 ditë më pas u arrestua me urdhër të Prokurorisë nën akuzën e korrupsionit.
Xhelili u filmua në zyrën e tij nga vartësja me iniciale A.A të cilës në këmbim të një rritje rroge dhe një mundësie punësimi më të mirë, ai i kërkonte favore seksuale.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com