Shkarkimi, Spahiu thirret
nga komisioni i ligjeve
Pa kaluar as 24 orë nga deklarata e kryeministrit Berisha në zyrën e zv.kryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu ka mbërritur shkresa nga Kuvendi. Komisioni i ligjeve do të zhvillojë nesër një seancë dëgjimore me Spahiun.
TIRANË – Një ditë pasi kryeministri Berisha deklaroi se zv.kryetari i KLD, Kreshnik Spahiu do të shkarkohet, komisioni i ligjeve thërret numrin dy të këtij këshilli. Në zyrën e Spahiut mësohet se sot në mesditë ka mbërritur një shkresë që mban vulën zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë. Nëpërmjet saj, zv.kryetarit Spahiu i kërkohet të paraqitet në orën 09.30 në komisionin kuvendor të ligjeve të mërkurën. Shkresa bën me dije së komisioni ka vendosur të thërrasë një seancë dëgjimore me Spahiun, lidhur me veprimtarinë e KLD.
Në Kuvend nuk është ndërrmarrë ende asnjë votim lidhur me kërkesën e deputetëve demokratë, që sipas Berishës dje, kanë propozuar shkarkimin nga detyra të Kreshnik Spahiut.
SI U EMËRUA SPAHIU NË KLDMe nismën për heqjen e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, shumica ndërmerr nismën për shkarkimin e njeriut që ajo vetë kishte propozuar në 2007 për një nga tre postet e anëtarëve që propozohen nga Kuvendi për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Në 2007 Kreshnik Spahiu është propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Berisha, për postin e një prej 3 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në seancën e 19 korrikut 2007, Spahiu arriti të miratohej vetëm me votat e maxhorancës, 69 vota, ndërsa 11 deputetë të opozitës që ndodheshin në sallë votuan kundër tij. Madje opozita ka pasur qëndrim të ashpër ndaj emërimit të tij, por dhe për faktin se kërkoi kohë më shumë për të propozuar edhe ajo kandidatë alternativë përballë tij. Ben Blushi, në atë kohë kreu i grupit parlamentar akuzoi PD-në se po shpërblen Spahiun me emërimin e tij si anëtar të KLD-së, duke manipuluar shifrat e korrupsionit, kur ishte drejtues i zyrës Antikorrupsion, e njohur ndryshe si CAO.
“Jeni në shkelje të rregullores, sepse kur miratuam kalendarin me punime, kjo pikë nuk ka qenë. Jepini mundësi grupeve të tjera parlamentare që të shprehin kandidatë alternativë. Ky zotëria ka qenë sponsor për ligjin e KLD-së, për çfarë e amendoi ky këtë ligj, për t'u futur vetë. Ka katër vjet që manipulon shifrat e korrupsionit për t'u futur në KLD. Çfarë është ky njeri që votohet vetëm në parlament pa kandidatë alternativë, ju edhe Bamirin po e fusni me kandidaturë alternative"- pat deklaruar Ben Blushi në seancën parlamentare të datës 19 korrik 2007.
Më 16 nëntor 2007 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë u votua unanimisht për vendosjen e Kreshnik Spahiut në postin e nënkryetarit të KLD-së, duke zëvendësuar Ilir Pandën të cilit i kishte skaduar afati.
(aq/s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47