TIRANË – Presidenti Bamir Topi, njëherësh komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura firmosi sot ndryshime në drejtuesit e ushtrisë shqiptare. Nëpërmjet tre dekreteve të ndryshme, Topi ka zyrtarizuar shkarkimin nga detyra të Zëvendëskomandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Vladimir Qirjazi i cili nxirret në rezervë. Qirjazi e mori këtë detyrë vetëm 6 muaj më parë, në 17 qershor të vitit 2011, me propozim të qeverisë shqiptare.
Po sot, kreu i shtetit ka firmosur shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë të Komandantit të Forcave Detare, Kudret Çela, ndërsa del në lirim ish shefi i FA, Maksim Malaj.
Edhe këshilltari ushtarak i ministrit të mbrojtjes, Arian Zaimi është nxjerrë gjithashtu në rezervë.
Dekretet, sipas njoftimit zyrtar të presidencës janë firmosur nga presidenti Topi me propozim të ministrit të mbrojtjes, Arben Imami.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA