Ministria e Arsimit ka dhënë dorëheqjen nga detyra drejtoreshën e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota.  Shkarkimi i është komunikuar ditën e sotme Anila Çotës, ndërsa në vend të saj është emëruar Ermir Çela.

Çela më herët mbante postin drejtor i gjimnazit të Elbasanit “Kostandin Kristoforidhi”.

Një javë më parë u shkarkua nga detyra edhe drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi. Ky shkarkim erdhi pas protestave të shumta të maturantëve dhe kritikat të vazhdueshme që Qendra e Shërbimeve Arsimore është vendosur në lidhje me testet e Maturës Shtetërore.  

Gjithashtu pritet që vala e shkarkimeve të prek pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve arsimore me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve.