Drejtori i tabloidit gjerman BILD, Julian Reichelt, 41 vjeç, është shkarkuar nga posti i tij pasi akuzohet se ka përdorur pushtetin e tij për ngacmime seksuale me punonjësit në këmbim të promovimit të tyre apo për t'u rritur rrogën. Ky skandal u zbulua nga hetimet e New York Times që kishin nisur që pranverën e 2021.
New York Times e nis hetimin e saj me titullin "Kështu funksionon në Bild , ai që fle me drejtorin promovohet," dhe në të raporton të dhëna të shumta që zbulojnë abuzimet e Reichelt me punonjëset e tij në këmbim të një posti më të lartë. New York Times, mes të tjerash, raporton dëshminë e një praktikuesi, i cili dëshmoi në një hetim të brendshëm të kryer në Mars dhe tha se në vitin 2018 Reichelt e kishte çuar atë në një hotel pranë selisë së 'Axel Springer', ku kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Shkarkimi i tij u bë nga Mathias Dopfner, kreu i "Axel Springer" shtëpisë botuese më të madhe në Europë që përfshin dhe BILD. Dopfner e mbrojti atë për muaj më radhë, por pas hetimit të New York Times ai shkarkoi gazetarin "për mos ndarje të sferës private dhe asaj profesionale dhe se gënjeu menaxherët e grupit". Dopfner shpjegoi se nuk ishte në dijeni të detajeve të zbuluara dhe e ka shkarkuar atë.
"Ne nuk do të tolerojmë asnjë sjellje që nuk respekton standardet tona etike dhe kulturën tonë gjithëpërfshirëse dhe të hapur," tha Dopfner.
I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
Nga Gjermania drejt Mekës, 6 mijë kilometra me biçikletë! Aventura e jashtëzakonshme e çiklistit dhe blogerit të njohur turk
26 Mars, 15:44
-
'Mos i besoni Putinit', armatoset Gjermania, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë
24 Mars, 17:17
-
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
22 Mars, 14:36
-
Gjermania miraton pakon e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë eurosh
21 Mars, 20:39
-
Itali/ Kishte bërë ‘kërdinë’ në Gjermani me 9 grabitje në seri, ‘skifteri’ shqiptar arrestohet në Bari pas 5 vitesh kërkime! Plaçkiti 140 mijë euro mall
20 Mars, 09:49
-
Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe ngacmonte seksualisht të miturën, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim autorin
19 Mars, 10:41
-
Bundestagu miraton miliardat për mbrojtje dhe infrastrukturë
18 Mars, 19:55
-
Fier/ Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 63-vjeçari! I riu nën akuzë se i publikoi fotografi me mbishkrime fyese ish-bashkëjetueses në rrjete sociale (EMRI)
14 Mars, 12:23
-
Lezhë/ Në kërkim për vjedhje dhe ngacmim seksual, arrestohet 33-vjeçari! Ishte fshehur në një shpellë (EMRI)
14 Mars, 12:04
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve nga Gjermania
13 Mars, 15:48
-
Pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë
12 Mars, 10:14