Dritan Berisha, nipi i ishkryeministrit Sali Berisha është liruar nga detyra që mbante në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vendimi është bërë publik gjatë ditës së djeshme dhe është firmosur nga kreu i uniformave blu, Artan Didi në datën 10 qershor të këtij viti. Berisha mbante detyrën e specialistit në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Ai ka akuzuar se, është liruar nga detyra që mbante në mënyrë të padrejtë, ndërsa në motivacionin e tij thuhet: “shkurtim të funksionit organik dhe në pamundësi të gjetjes së një detyrë tjetër, të lirohet nga Policia e Shtetit”.