Shkarkohet zv/ministrja që nuk
pagoi energjinë, Rama: S'tolerojmë!

Shkarkohet zv/ministrja që nuk<br />pagoi energjinë, Rama: S'tolerojmë!
TIRANE - Zëvendësministrja e Mjedisit Diana Bejko e cila ka rezultuar debitore ndaj OSHEE-së për mospagesën e energjisë elektrike në shtëpinë e dytë që kishte në Velipojë është shkarkuar zyrtarisht nga posti që mbante.

Pas urdhrit të dhënë dje nga ana e kryeministrit Edi Rama, ku u sinjalizua nga zyra e tij se Bejko ishte debitore ndaj OSHEE-së, ka qenë mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave e cila me vendim qeverie, vendosi të largojë nga detyra tashmë ish-zëvendësministren. Kjo është konfirmuar nga burime nga televizioni A1 Report, të cilat konfirmuan shkarkimin e saj.

Largimi i Bejkos nga ky post është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili nga Beogradi ku ndodhet në Samitin Kinë-Ballkan, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka falënderuar atë për kontributin e dhënë si zëvendësministre, por ka theksuar se në mospagesën e energjisë nuk do të pranohet asnjë justifikim për askënd.

“E falenderoj Znj.Bejko per kontributin si zv.ministre por ne mospagesen e energjise s'do pranohet asnje justifikim per askend! As per 1 Lek!” shkruan Rama në Twitter
 
Ditën e djeshme kryeministri Rama kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të zëvendësministres së Mjedisit, Diana Bejko, pavarësisht se shuma për të cilën bëhej fjalë nuk ishte shumë e madhe.

Ndërkohë vetë Bejko në një reagim për “A1 Report” ka përgënjeshtruar lajmin, duke theksuar se është paguese e rregullt e energjisë elektrike. Ajo sqaroi se nuk ka pasur debi apo fatura të prapambetura ndaj OSSHE dhe këtë sipas saj mund ta vërtetoj lehtësisht nëpërmjet librezave dhe mandateve të pagesave.

Më herët kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit në shtet se do të largohen nga detyra nëse nuk nuk paguajnë energjinë elektrike. Pas urdhërit të kryeminitrit Rama për identifikimin e të gjithë punonjësve të administratës që nuk paguanin energjinë dhe më pas marrjen e masës për shkarkim ndaj tyre, në zyrën e tij është ngritur një ekip i posaçcëm që ndjen në kohë reale verifikimin e hollësishëm që OSHEE po i bën me urdhër të kryeministrit çdo libreze të punonjësve të shtetit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)