Kryeministri i vendit, Edi Rama, dje përmes facebook të tij ju është përgjigjutr disa komentuesëve duke replikuar lidhur me reagimin e tij naj ambasadorit amerikan Donald Lu, për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Xhafaj, që sipas akuzave të opozitës rezulton i dënuar për trafik droge në Itali.

Në statusin e Ramës në Facebook kanë vërshuar komentet, ku një qytetar i shkruan atij se duhet ta shkarkojë ministrin e Brendshëm Xhafaj dhe të mos mbajë ministra me njollë.

Statusi i Edi Ramës në Facebook:
Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua

Komentuesi:
Shkarkoje ose te japi dorëheqjen ministri se ngele me ministra me njolla ne biografi…ka plot te pastër ne PS.

Replika e Ramës:
Njollat ne biografi ishin pune e shokut Enver dhe shokut Sali, une s’jam as Ai dhe as ai.


(Postimi dhe replikat e Edi Ramës në Facebook)